Njëri nga futbollistët më të dashur për klubin argjentinas Boca Juniors ka vendosur të pensionohet nga futbolli.
Carlos Tevez ka marrë vendim që ta përfundojë karrierën duke hequr dorë nga gjashtë muajt e fundit të kontratës pasi u shpreh se nuk ka më asgjë për të dhënë si futbollist, njofton Klankosova.tv.
Janë këto fjalët me të cilat Tevez I njohur si “El Apache” komunikoi vendimin e vështirë për ta lënë futbollin pas vuajtjes së babait të tij adoptues, i cili humbi jetën nga COVID-19.
37 vjeçari futbollin e kishte nisur te Boca në vitin 1997 në kategoritë e reja të kësaj skuadre.
Teksa gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për ekipet e njohura si Manchester United, Manchester City, si dhe Juventus, kurse për Argjentinën ka luajtur në 76 ndeshje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.