×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Ish-futbollisti 20-vjeçar i Milanit bën vetëvrasje shkaku i abuzimit racist

    Reporteri
    05 Qershor 2021 | 23:20

    Një lojtar i ri i Milanit ka kryer vetëvrasje pasi vuante nga abuzimi i vazhdueshëm në baza racore.


    Seid Visin, 20 vjeç, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Campania, Itali.

    Visin, i cili luajti për shpresat e Milanit dhe Beneventos u lind në Etiopi, por si fëmijë u zhvendos në Itali.

    Ai u adoptua nga prindërit e tij Walter dhe Maddalena në Nocera Inferiore dhe vazhdoi të ndiqte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist.

    Megjithatë, talenti premtues vendosi të fokusohej në studime dhe e la futbollin në vitin 2016.

    Racizmi që ai pësoi në jetë ka ardhur në qendër të vëmendjes pasi një letër që ai shkroi u lexua me zë të lartë në funeralin e tij të shtunën, raporton Corriere.

    “Tani, kudo që të shkoj, kudo që të jem, kudo që të jem ndjej mbi supe, si një gur, peshën e vështrimeve skeptike, paragjykuese, të neveritura dhe të frikshme të njerëzve,” shkroi ai.

    Letra u shkrua në janar 2019 dhe iu dërgua disa miqve të tij dhe psikoterapistit të tij, raporton media italiane.

    Portieri i kombëtares italiane Gianluigi Donnarumma ishte shok dhome me Visin në kohen kur ishte në AC Milan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!