×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen dy persona

    Reporteri
    06 Qershor 2021 | 10:03

    Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar në Shqipëri në ‘sezonin e kanabisit’. Këtë herë, shenjestra ishte Elbasani, ku policia ka arritur të godasë tentativën për kultivimin e bimëve narkotike.


    Siç njoftojn mediat në Shqipëri, në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 2 persona, të identifikuar si Mevlan Balla, Dashamir Balla dhe Federik Gaçi.

    Njoftim i Policisë së Shqipërisë:

    Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

    Sekuestrohen fara kanabisi, bimë narkotike kanabis dhe municion.

    Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

    Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

    , 32 vjeç, D. B., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe F. G., 47 vjeç, banues në Krrabë e Madhe, Tiranë.

    Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

    , 30 vjeç dhe I. B., 83 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël.

    Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar për të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

    Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.

    Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!