×
  • Sport
  • Sport

    Serena Williams eliminohet nga French Open, pas humbjes tronditëse kundër Elenës

    Reporteri
    06 Qershor 2021 | 21:15

    Serena Williams është eliminuar nga French Open, pas një humbjeje tronditëse në dy sete, 6-3 7-5 kundër 21-vjeçares Elena Rybakina.


    Në një meç dërrmues, 23 herë kampionia e grand slameve u mbizotërua nga tenistja e Kazakistanit.

    Legjenda amerikane u përpoq ta ngrijë nivelin e lojës, por nuk ia doli dhe iu bashkua disa tenisteve të tjera nga top 10-shja që eliminohen nga ky turne.

    Serena është në kërkim të rekordit për më së shumti tituj grand slam në historinë e tenisit të vashave.

    Mundësia e radhës që Serena ta barazoj rekordin e Margaret Court prej 24 titujve grand slam do të jetë nga 28 qershori në Wimbledon.

    39-vjeçarja nuk ka fituar titull grand slam që prej janarit 2017, kur triumfoi në Australian Open.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!