×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje nga vrasja në Shkodër: Diana sapo ishte kthyer nga Gjermania

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 7:58

    Gruaja që u gjet e vdekur në një banesë në lagjen Ndoc Mazi në qytetin e Shkodrës, është vrarë me armë të llojit pistoletë.


    Arma iu gjet të dyshuarit Fabian Vuka, 55 vjeç, banor i Shkodrës që është ndaluar sonte nga policia.

    Në shtëpinë e autorit të dyshuar, policia tha se u gjetën 6 shishe birre 1.5 litroshe që mendohet ti ketë konsumuar para se të ndodhte krimi.

    Viktima, Diana Vuka 58 vjeçe, ishte prej kohësh emigrante në Gjermani. Ajo kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer në Shkodër.

    Shefi i Komisariatit të Policisë Shkodër, Paulin Çupi tha se u arrit të gjendej arma e krimit.

    Çudi përshkroi momentet e kapjes së Fabjanit. Ai tha se i dyshuari ishte nën shenja të qarta depresioni në kohën kur shkoi policia për ta kapur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!