Ylli i Liverpool, Virgil van Dijk është vendosur të marr një rol të ri për trajnerin holandez, Frank de Boer në Euro 2020, sipas raportimeve.
Holandezi 29-vjeçar humbi pjesën më të madhe të sezonit të Ligës Premier te The Reds pasi ai pësoi dëmtime të ligamenteve të gjurit tetorin e kaluar.
Dhe Van Dijk konfirmoi se ai nuk do të luante asnjë minutë për Holandën këtë verë pasi u përqëndrua në rikuperimin e lëndimit të tij.
Mungesa e kapitenit të Holandës në Liverpool u ndie ndërsa të kuiqtë i dhanë titullin e Ligës Premier te Manchester City.
Përkundër përjashtimit të tij nga Euro, Van Dijk do të jetë i pranishëm te Holanda.
Sipas The Daily Mirror, De Boer ka biseduar me mbrojtësin në lidhje me mundësinë për t’u bërë një ‘anëtar jozyrtar’ i stafit në zhveshtore.
Strategu i Holandës beson se Van Dijk do të ketë një ndikim pozitiv me praninë e tij gjatë Euro 2020.
Van Dijk nuk dëshironte të merrte pjesë, mirëpo De Boer insistoi që ai të jetë në stafin e tin për të motivuar skuadrën
De Boer shpjegoi: “Virgil është kaq i rëndësishëm për këtë skuadër dhe është një faktor masiv motivues i cili ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për djemtë gjatë viteve të fundit. Ekipi e do praninë e tij”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.