×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqimi i Rapucës te Ulpiana në dy pozita – lojtari më meritor që lipjanasit u rikthyen në Superligë

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 21:40

    Kastriot Rapuca është njëri nga futbollistët e rinj më të talentuar në Kosovë.


    Prishtinasi ka qenë pjesë e Ulpianës këtë edicion, ku pa dyshim ishte lojtari kryesor i klubit bardhekaltër.

    20-vjeçari që e ka pozitën si mbrojtës i majtë ka shkëlqyer në Ligën e Parë dhe ka qenë më meritori që lipjanasit janë rikthyer në Superligë.

    Talenti i madh kosovar e ka nisur sezonin në pozitën e tij natyrale si mbrojtës i djathtë, derisa gjatë kampionatit ka kaluar në mesfushor defensivë.

    Në të dyja pozitat Rapuca ka shkëlqyer, duke qenë i pazëvendësueshëm nga trajneri Fadil Ademi.

    Rapuca ka zhvilluar 25 ndeshje këtë edicion, derisa ka shënuar një gol vendimtar për Ulpianën në takim ndaj Ferizajt, ku me atë gol i siguroi tri pikë të arta skuadrës së tij.

    Se kishte një sezon fantastik, e tregojnë edhe asistimet e tij, ku Rapuca këtë edicion ka asistuar në 15 nga 40 golat e shënuara nga Ulpiana.

    Gjithsesi duhet cekur që Rapuca është ndër lojtarët e rinj më të mirë në futbollin kosovar, por mbetet të shihet nëse Ulpiana do të arrijë ta ndalë atë në radhët e veta.

    Kujtojmë që djaloshi nga kryeqyteti më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e Drenicës dhe Ramiz Sadikut, derisa në mars sapo ka mbushur 20 vite dhe e pret një e ardhme e ndritur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!