×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Viktima sot në Peqin, pronar i një TV kabllor, shoku e qëlloi pas një konflikti

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 9:51

    Ylber Xhahysa, 45 vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu.


    “News24” ka arritur të zbardhë emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes që u arrestua pak minuta pas krimit. Xhahysa ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

    Mësohet se autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njeri-tjetrin dhe 45-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 40-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!