Arsenal është duke negociuar me Romën për shitjen e mesfushorit Granit Xhaka.
Shqiptari ka qenë i shkëlqyer te “Topçinjtë” në vitet e fundit, sidomos edicionin 2020/21, që ndoshta ishte sezoni i tij më i mirë në karrierë, transmeton lajmi.net.
Sipas Daily Mail, Arsenal është në bisedime të thella me Romën për shërbimet e Xhakës, me klubin italian që do ta blejë lojtarin sa më parë të jetë e mundur.
Arsenal ka gjetur edhe pasuesin e Xhakës, ngase duan mesfushorin e Wolves, Ruben Navas.
Ndërkohë, kartoni i Xhakës kushton 15 deri në 20 milionë euro dhe me këto para klubi do ta kishte me të lehtë të nënshkruante me Neves, vlera e tij cilit thuhet se është 35 milionë euro.
Ndërkohë, Roma është duke provuar ta kompletojë transferimin para se të mbyllet “Euro 2020”, ngase siç dihet nëse ka paraqitje të mira, atëherë vlera e përfaqësuesit së Zvicrës mund të rritet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.