Fanella e Ukrainës për Kampionatin Evropian 2020, e cila përmban një hartë të vendit brenda së cilës përfshihet edhe gadishulli i Krimesë, ka shkaktuar zemërim në Rusi para fillimit të turneut në fund të kësaj jave.
UEFA i ka dhënë leje Ukrainës ta përdorë këtë fanellë gjatë kampionatit të kësaj vere, një ndeshje çerekfinale e të cilit do të zhvillohet në Shën Petersburg, pavarësisht tërbimit të shprehur nga qeveria e Vladimir Putinit, transmeton Express.
Rajoni i Krimesë u aneksua nga forcat ruse më 2014, por vijon të njihet nga shumica e botës si pjesë e Ukrainës.
Pjesa e sipërme e fanellës së verdhë tradicionale të Ukrainës shfaq pamje të shtetit të Ukrainës, përfshirë territorin e Krimesë dhe rajonet pro-ruse të kontrolluara nga separatistët, Donetsk dhe Lugansk.
Për më tepër, në fanellë ka një mbishkrim patriotik: “Lavdi Ukrainës!” – një shprehje që fitoi shumë popullaritet si slogan protestues gjatë ngjarjeve të vitit 2014 që e rrëzuan nga pushteti ish-presidentin dhe aleatin e Rusisë, Viktor Yanukovych në vitin 2014.
Në një komunikatë për media rreth aprovimit të fanellës, pas reagimit plot mllef të Rusisë, UEFA shpjegoi: “Fanella e ekipit kombëtar të Ukrainës dhe të të gjitha ekipeve për UEFA Euro 2020 është aprovuar në përputhje me rregullat e pajisjeve të zbatueshme”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.