×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konfirmohen rastet e para të gripit të shpendëve në Shqipëri

    Reporteri
    08 Qershor 2021 | 20:50

    Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se në Shqipëri janë shënuar rastet e para të gripit të shpendëve. Sipas ministrisë, sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.


    Shërbimi Veterinar kreu eliminimin e shpendëve të prekur dhe të dyshimtë, si dhe mori masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes. Në vijim, Urdhëri i Ministrit ndalon në rang kombëtar tregtimin e shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla. Lejohet lëvizja e shpendëve me destinacion thertoret, të shoqëruar vetëm me certifikatë shëndetsore veterinare.

    Është me rëndësi të theksohet se produktet dhe nënproduktet me origjinë nga këto shpendë nuk paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. MBZHR sjell në vëmendjen e publikut respektimin e higjenës dhe gatimin në temperatura të larta të të gjitha produkteve me origjinë shtazore.

    Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) vijon monitorimin e situatës për zbulimin e hershëm të rasteve të reja dhe izolimin e tyre

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!