Ish kancelari i Austrisë, Sebastian Kurtz ka thënë se do të kthehet edhe më i fortë pas mocionit të mosbesimit ndaj tij, çka çoi në rënien e Qeverisë.
Kurtz tha se puna e qeverisë së tij që filloi para dy vitesh nuk do të përfundojë sot, transmeton Reporteri.net
Kurtz tha se do t’i ndihmojë qeverisë se re teknike që të sigurojë stabilitet politik në vend gjatë muajve të ardhëm dhe që do të luftojë për t’u kthyer në funksionin e kryeministrit.
“Në fund populli do të vendosë në shtator dhe unë jam i lumtur për këtë”, tha ai para përkrahësve të tij.
Zgjedhjet e reja do të mbahen në shtator, kurse presidenti i Austrisë, Aleksandar Van der Belen do të emëroj qeverinë teknike e cila deri atëherë do të udhëheqë me vendin. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.