Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga Sofje e Bullgarisë, ku po zhvillon takim me Presidentin Rumen Radev.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se ka takuar presidentin Radev dhe kanë folur për marrëdhëniet dhe zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.
Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se ngërçi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut pengon edhe edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri.
“Sofje – Mëngjes pune me Presidentin Rumen Radev mbi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe nevojën për dialog mes palëve për zgjidhjen e ngërçit kritik mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut (çka momentalisht pengon edhe thirrjen e Konferencës Ndërqeveritare BE-Shqipëri)” shkruan Rama në postimin e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.