Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, është liruar nga detyra.
Gazeta Online “Reporteri.net” e ka siguruar kërkesën e Morinës dërguar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lirim nga detyra.
Në arsyet e tij, Morina ka thënë se dëshiron t’i përkushtohet jetës akademike, andaj nuk mund të jetë i angazhuar plotësisht deri në datën kur i skadon kontrata.
Ai thotë se do të jetë i gatshëm nëse kërkohet prej tij të japë këshilla në bazë të përvojës për gjithë institucionin .
Reporteri.net ka siguruar edhe vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që e liron nga detyra Morinën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.