×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Prishtina në kaos, rrezikohen rreth 100 milionë euro si pasojë e neglizhencës

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 12:33

    Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Prishtina është në kaos.


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se për shkak të neglizhencës rrezikohen rreth 100 milionë euro nga (EBRD).

    “Sikurse çdo ditë, po vazhdon kaosi urbanistik në Kryeqytet, ndërsa pret fondi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) për rregullimin e Unazës së Qytetit dhe Rrugës A. Rreth 100 milionë euro të miratuara dhe të alokuara rrezikojnë të humbin për shkak të neglizhencës”, ka shkruar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!