Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme plenare për shkarkimin e Presidentit Meta.
Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë tha se Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit dhe ka poshtëruar Kushtetutën.
Më tej, Rama theksoi se Presidenti ka turpëruar Shqipërinë e shqiptarët në marrëdhëniet me SHBA dhe sipas tij Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz.
“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën, ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë parlamentare. Ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ka zhgarravitur fytyrën në marrëdhëniet me bashkësitë ndërkombëtare në Shqipëri. I ka humbur plotësisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht për t’u kthyer në binarët e arsyes morale e ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës. Ndaj ky parlament duhet të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90% qytetarëve shqiptarë për ta shkarkuar. Keqardhje për mikun tim të dikurshëm Ilir, por tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.