Opozita ka thirrur sot një protestë, kundër qeverisë së kryeministri Edi Rama. Tubimi është parashikuar të nisë në orën 11 përpara kryeministrisë, ndërsa që në orët e para të mëngjesit qytetarë dhe mbështetës të opozitës janë nisur drejt Tiranës.
Kjo protestë, e cila është parashikuar për në orën 11.00 duket se do të zgjasë më shumë se herët e tjera.
Opozita ka kërkuar në polici 48 orë leje për të qëndruar në shesh por kjo e fundit mësohet se nuk ka miratuar kërkesën e opozitës, por i ka dhënë leje që të protestojnë deri në mesnatë.