Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se nga dekreti i Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për zgjerimin e masave emergjente në Ballkanin Perëndimor, mund të kenë pasoja edhe liderët politik të Kosovës.
“Mund të ketë reperkusione edhe këta që e udhëheqin shtetin e Kosovës sot, edhe pse nuk janë të përfshirë në shkelje të drejtave të njeriut ose në krime lufte, as presidenti as kryeparlamnetri as kryeministri nuk janë të përfshirë as në afera korruptive”.
“Por, në rast që nuk i nënshkruajnë marrëveshjen që do të ofrohen gjatë procesit negociator ose do t’i shkelin marrëveshjet që janë nënshkruar, atëherë mund të kenë pasoja edhe vetë këta”, u shpreh Gashi në Rubikon në Klan Kosova.
Gashi tutje tha se nëse nuk i pranojnë marrëveshjet që do t’i orfojnë SHBA-të, ata atëherë ata mund të ndëshkohen jo për korrupsion dhe jo për krime lufte”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.