Pronari restorantit “Evropa 93”, Ramdan Sadiku ishte personi i vetëm shqiptar i cili pa nga afër procesin e arritjes së Marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet delegacionit të NATOS dhe forcave serbe.
Kjo pasi, ky pajtim mes palëve u arrit në restorantin e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut.
22 vjet pas kësaj marrëveshje, Sadiku ka thënë se është detyruar që restorantin ta qesë në shitje për arsye që nuk ka kushte ekonomike për ta rinovuar at.
Ai gjithashtu ka treguar se pavarësisht historisë që ka ai restorant, nuk ka marrë asnjëherë ndihmë nga shteti.
“Evropa 93” tani është i mbyllur pasi është vjetruar. Nuk kom pas ndihmë as nga Qeveria e Kosovës si dhe nga Qeveria e Maqedonisë për renovimin e këtij lokali”, ka thënë Sadiku inFokus.
Edhe pse restoranti vazhdon të jetë i mbyllur, muret e tij janë të mbushura me fotografi dhe kujtime historike gjatë marrëveshjes dhe qindra familjeve kosovare që vërshuan kampet në Maqedoninë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.