Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20, ndërkaq, me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 18:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq, pas aksidenteve të fundit me shumë viktima Policia e Kosovës ka filluar një kampanjë vetëdijesuese për sigurinë në trafik.
“APEL NGA POLICIA:
KUJDES!
Respekto rregullat e trafikut!
Shpëto jetë!
Shpejtësia vret!”
Ky ka qenë mesazhi nga policia që iu ka shkuar sot në telefon të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë janë regjistruar 25 aksidente trafiku me të lënduar, 35 aksidente ku ka pasur dëme materiale, derisa janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.