Leon Goretzka do të mungojë në ndeshjen e parë për Gjermaninë në “Euro 2020”. Konfirmimi erdhi nga drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Oliver Bierhoff.
Mesfushori i Bayern Munich ka probleme muskulore, nga i cili nuk mund të riaftësohet në kohë për sfidën me Francën që zhvillohet me 15 qershor.
“Leon Goretzka mund të stërvitet me ekipin, por nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë”, shpjegoi Bierhoff.
“Ai është një lojtar tepër i rëndësishëm dhe jam i sigurt se do të luajë një rol jetik për ne në ndeshjet e tjera të Europianit”.
Sfida mes Gjermanisë dhe Francës do të zhvillohet në stadiumin e Bayern Munich, në “Alliaz Arena”, me 15 qershor nga ora 21:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.