Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të veturës “Opel Astra”, i cili në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ka tejkaluar automjetet e tjera në mënyrë të rrezikshme.
Shoferi në fjalë është dënuar pas publikimit të rastit të tij në media.
“Policia e Kosovës përmes videos të publikuar në mediat online ka pranuar informatën se më datë 10.06.2021 një pjesëmarrës në trafik, në rrugën nacionale Prishtinë- Mitrovicë ka kryer kundërvajtje rrugore duke bërë tejkalim në vijën e plotë si dhe në rrugë kanë qenë duke u zhvilluar punime. Njësiti policor menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e saktë të kundërvajtësit, me ç’rast edhe i është shqiptuar tiketa sipas ligjit mbi kundërvajtjet në trafik”, thekson njoftimi i Policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.