Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka njoftuar se nga 13 qershori Kosova nuk do të jetë më pjesë e “listës së zezë”, në të cilën bëjnë pjesë vendet me rrezikshmëri të lartë nga COVID-19.
Lajmi është bërë të ditur përmes një postimi në web faqen zyrtare të ministrisë gjermane.
“Kosova nuk është më një zonë rreziku nga 13 qershori 2021, situata epidemiologjike”, thuhet në njoftim.
“Kosova vazhdon të jetë e prekur nga COVID-19, por numri i infeksioneve të reja ka rënë përsëri. Kosova klasifikohet si zonë e rrezikut deri më 12 qershor 2021”, thuhet tutje në njoftim.
Por, Ministria ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë drejt Kosovës për udhëtime të panevojshme turistike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.