Trajneri i Turqisë, Senol Gunes ka folur pas humbjes nga Italia në ndeshjen hapëse të Kampionatit Evropian. Italia triumfoi me rezultat 3 me 0 dhe kjo ishte një “goditje” jo fortë e lehtë për kombëtaren turke.
Gunes tha se kundërshtari ishte i një niveli tjetër dhe se nuk mundën që ta përballojnë presionin e ndeshjes.
“Ne luajtëm me nikoqirin në ndeshjen hapëse. Pritja jonë ishte për një lojë të mirë, por kundërshtari ishte më i lartë se ne. Ne u përpoqëm të luanim me kontroll në pjesën e parë, por nuk mundëm të heqim qafe presionin e kundërshtarit“, tha Gunes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.