×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ambasadorja e SHBA uron Shqipërinë për zgjedhjen në Këshillin e Sigurimit

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 8:13

    Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Tiranë thotë se është historike zgjedhja e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit me 175 vota.


    Në rrjetet sociale, teksa uron Shqipërinë, diplomatja amerikane shkruan se SHBA-të presin që të punojnë më ngushtë me vendin tonë për rajonin por dhe për çështje globale.

    “Historia u shkruajt: Urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe nëpër botë. Urime!“, shkruajti Kim në një postim në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!