×
  • Sport
  • Sport

    Pse Italia ka fanellat e para të kaltërta edhe pse kjo ngjyrë s’figuron në flamurin e tyre?

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 8:28

    Italia e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Evropian duke fituar 0:3 ndaj Turqisë. Edhe pse ndeshja u luajt në “Olimpico” të Romës, Italia ishte në cilësinë e mysafirit dhe për këtë arsye kishin veshur fanellat e dyta me ngjyrë të bardhë.


    Por, fanellat e para të ekipeve sportive të Italisë janë me ngjyrë të kaltër. Kjo është e çuditshme për shumëkë pasi ngjyra e kaltër nuk figuron në ngjyrat e flamurit italian. Ngjyrat që figurojnë në flamurin e Italisë janë e gjelbërta, e bardha dhe e kuqja.

    Ngjyra e kaltër ishte ngjyra që reprezentonte Familjen Mbretërore të Italisë. Ekipet sportive italiane kanë fanellat e para me ngjyrë të kaltër që nga kohërat para-republikane. E kaltërta ishte ngjyra zyrtare e Familjes Mbretërore Savoy dhe ky nderim për monarkinë italiane ka mbijetuar edhe sot e kësaj dite.

    Por, Italia nuk është e vetmja kombëtare që ka fanellat e para ngjyrë ndryshe nga ato që figurojnë në flamur, shkruan Gazeta Express.

    Është Gjermania që ka fanellat e para të bardha, ndryshe nga ngjyrat e flamurit që i ka zi, kuq dhe verdhë. Po ashtu edhe Holanda ka fanellat e para ngjyrë portokalli, ndërsa ngjyrat e flamurit holandez janë e kuqe, e bardhë dhe e kaltër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!