Një person nga Peja e ka raportuar në polici një rast që kishte ndodhur para katër vitesh.
Policia ka bërë të ditur se me 11.06.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë.
Si pasojë, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij).
Rasti vazhdon të hetohet teksa nuk raportohet për të arrestuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.