×
  • Lajme
  • Lajme

    Babai dhe djali tentojnë të vrasin dhëndrin në Pejë

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 14:32

    Në dhjetor të vitit 2017 ishte bërë një tentim vrasje në rrugën UÇK në qytetin e Pejës. Babai dhe djali kishin shtënë në drejtim të dhëndrit të tyre.


    Këtë rast që ka ndodhur para katër vitesh, viktima e ka raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës.

    Viktima kishte treguar se ai ishte qëlluar me armë zjarri sa ka qenë në veturë.

    “Rr. UÇK-së, Pejë dhjetor 2017-NN. Me 11.06.2021 viktima mashkull kosovar ka raportuar se në dhjetor 2017, pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit babai dhe vëllai i bashkëshortes së tij, të dyshuarit meshkuj kosovarë, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ka qenë në veturë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Nga ky tentim vrasje viktima kishte pësuar edhe lëndime trupore.

    “Si pasojë, i nijeti kishte pësuar lëndime trupore dhe i ishte dëmtuar vetura (sipas deklaratës së tij). Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!