Ish-futbollisti i mirënjohur shqiptar ka komentuar edhe favoritin e këtij Evropiani dhe futbollistin i cili do të shkëlqejë.
Milaim Rama është futbollisti i parë shqiptar, i cili ka luajtur për Zvicrën, derisa rrugën e tij e ndoqën më pas shumë futbollistë tjerë.
Ai më vëmendje të madhe do të shikojë Kampionatin Evropian, që filloi dje, por në veçanti edhe Zvicrën.
Rama ka këtë parashikim për duelin Uells-Zvicër, që fillon nga ora 15:00. “Nuk do të jetë e lehtë për Zvicrën. Uellsin në vitin 2016 ka qenë gjysmëfinalist në Kampionatin Evropian. Por, Zvicra nuk do ta nënçmojë kundërshtarin, por të dalin fitues. Si rezultat e parashikoj 2:1 për Natin”, ka thënë ai për albinfo.ch.
Rama kishte debutuar në Kampionatin Evropian më 2004 ndaj Francës. Ai besoj se Zvicra mund të arrijë deri në gjysmëfinale. “Parashikimi im është nëse kalojnë grupin, që nuk është aspak e lehtë, atëherë mund të arrijnë në 1/8 në e finales dhe me pak fat, mund të arrijë deri në gjysmëfinale. Ka ardhur koha për një gjë të tillë. Ndoshta është fituar edhe pjekuria. Kjo gjeneratë është që një kohë së bashku. Ju duhet pak fat, por mund të arrijnë në gjysmëfinale”, shton tutje Rama për albinfo.ch.
Ai jep favoritin për Evropian dhe futbollistin i cili do të shkëlqejë. “Favorit kryesor do të jetë Anglia. Edhe Franca ka cilësi, por Anglia është favorite sipas meje. Sa i përket futbollistit, mendoj se, Kylian Mbappe do të shkëlqejë”, përfundoi Milaim Rama.
Ai ka shtatë ndeshje me Zvicrën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.