×
  • Lajme
  • Lajme

    Tejkaloi në vijë të plotë, policia e gjobitë me 150 euro veturën zyrtare

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 15:45

    Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka pranuar informacione për një veturë me targa zyrtare që ka bërë kundërvajtje në komunikacion.


    Policia bën të ditur se vozitësi është identifikuar dhe i është shqiptuar dënimi 150 euro.

    “Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit njësitet e trafikut rajonal edhe sot me 12 qershor 2021 përmes rrugëve operative kanë pranuar një informatë kredibile për një veturë me tabela zyrtare që ka shkaktu kundërvajtje, vozitësi është identifiku dhe i është shqiptu kundërvajtja. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për ndihmën e dhanë me qëllime preventive të aksidenteve në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!