×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi vrapon nëpër urën e Ibrit me flamur të Serbisë, pengohet nga policia

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 17:37

    Operacioni i Policisë së Kosovës, në Veri, ka nxitur reagime në Beograd, e kjo siç duket ka reflektuar edhe te disa qytetarë në Mitrovicë të Veriut.


    Pasi Policia arrestoi sot 19 zyrtarë policorë për keqpërdorim të detyrës, kontrabandë e ryshfet, një banor serb i Veriut me flamur të Serbisë i është afruar urës së Ibrit që ndan Mitrovicën në dy pjesë.

    Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, banori serb që po vraponte rreth urës u pengua nga Policia e Kosovës.

    Në videon që ka marrë Gazeta Express, rreth urës shihen edhe forcat e KFOR’it italian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!