×
  • Sport
  • Sport

    Xhaka: Do të japim gjithçka për të arritur në fazën tjetër

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 18:42

    Uellsi dhe Zvicra kanë barazuar 1:1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian. Ndeshja e zhvilluar në Baku u mbyll pa fitues, ndonëse Zvicra pati dominimin dhe rastet.


    Embolo shënoi për Zvicrën, kurse Moore për Uellsin.

    Pas ndeshjes, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka tha se është nder për të udhëhequr Zvicrë dhe theksoi se do të japin gjithçka për të arritur në fazën tjetër.

    “Gjithmonë një nder për të udhëhequr Zvicrën veçanërisht në një turne të madh. Nuk është rezultati që donim por do të japim gjithçka për të arritur në fazën tjetër” – shkroi Xhaka në Facebook.

    Zvicra dhe Uellsi marrin nga një pikë, dy më pak se Italia dhe një më shumë se Turqia që gjendet e fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!