×
  • Sport
  • Sport

    UEFA jep lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Eriksen

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 19:36

    Gjendja shëndetësore e mesfushorit të Kombëtares së Danimarkes, Christian Eriksen, tashmë është stabile.


    Lajmin e ka bërë të ditur UEFA përmes një postimi në rrjetin social Twtter, ku thuhet se lojtari është transferuar në spital, shkruan Reporteri.net.

    “Pas urgjencës mjekësore që përfshin lojtarin e Danimarkës Christian Eriksen, një takim krize ka ndodhur me të dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes dhe informacionet e mëtejshme do të komunikohen në 19:45 CET. Lojtari është transferuar në spital dhe është stabilizuar.”

    Mesfushori danez është rrëzuar pa ndenja në tokë në minutën e 43-të të takimit.

     

    Për më shumë se dhjetë minuta ekipi mjekësor i danezëve i qëndruan mbi kokë duke i bërë edhe reanimacion kardiopolmonar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!