×
  • Lajme
  • Botë

    Macron: Me Bidenin, Amerika është rikthyer si një vend bashkëpunues

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 19:54

    Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e bashkëpunues i botës së lirë, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.


    “Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-së që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë”, tha Macron.

    Ndërsa presidenti Biden tha se e ka thënë edhe më parë që “Amerika është kthyer”.

    “Unë mendoj se gjërat po shkojnë mirë”, tha Biden.

    Te dy liderët u takuan në kuadër të samitit të G7-ës (shtatë vendet më të pasura të botës), që po mbahet në Britaninë e Madhe.

    Raportet mes evropianëve dhe paraardhësit të Bidenit, Donald Trump kanë qenë të trazuara. Trump e kishte tërhequr SHBA-në nga traktati i klimës dhe kishte kritikuar aleatët evropianë për çështje të ndryshme, përfshirë edhe kontributin e ulët financiar në kuadër të aleancës së NATO-s.

    “Unë mendoj se Bashkimi Evropian është tepër i fortë dhe i gjallë, dhe kjo ka të bëjë shumë me aftësinë e Evropës Perëndimore jo vetëm për të trajtuar çështjet e saj ekonomike, por për të siguruar edhe mbështetjen për NATO-n”, tha Biden.

    Vizitën e parë të tij jashtë vendit, presidenti Biden po e zhvillon në Evropë.

    Pas samitit të G7-ës që përfundon të dielën, më 13 qershor, ai udhëton për Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. /REL/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!