×
  • Sport
  • Sport

    Solidarizimi me Eriksen: Tifozët finlandez brohorasin në stadium Christian, ata danez Eriksen

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 20:08

    Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.


    Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë.

     

    Tifozët finlandez ishin ata të cilët u solidarizuan me tifozët danez, duke iu bashkangjitur në brohoritje në përkrahje të mesfushorit Eriksen.

    Finlandezët brohorisnin Christian, teksa ata danez dëgjoheshin tek brohorisnin mbiemrin e lojtarit.

     

    Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

    Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!