×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja e rëndë me të rinjtë kosovarë, një numër i madh nga ta nuk e dinë 12 qershorin e 1999-ës

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 22:08

    Një numër i madh i të rinjve në Kosovë nuk kanë informacion se çka shënon 12 qershori në historinë e vendit.


    Të intervistuarit nga Klan Kosova, që ishin kryesisht më pak se 22 vjeç, nuk e dinë se në këtë datë Kosova u çlirua nga okupatori serb, pas hyrjes së forcave të NATO-s në zonat e vendit.

    Megjithëse ata që u përgjigjen janë pjesë e sistemit të arsimit parauniversitar, ku vetëm një ditë më parë një orë mësimore i është kushtuar paqes së fituar më shumë se dy dekada më parë, ata thanë se nuk kanë dëgjuar për këtë datë.

    Madje për nder të 12 qershorit, e hëna është caktuar edhe ditë pushimi për shkollat e vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!