×
  • Sport
  • Sport

    Belgjika e nis Euro 2020 me një fitore të thellë ndaj Rusisë

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 23:13

    Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Rusisë në kuadër të Grupit B në Euro 2020.


    Belgët kanë nisur furishëm Kampionatin Evropian, pasi kanë mposhtur thellë Rusinë dhe kanë treguar se jo më kot janë ndër pretendentë kryesor për trofeun.

    Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Belgjikës, e cila përveç rasteve të shumta arriti të shënojë edhe dy gola.

    Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 10-të dhe ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi për 1-0 dhe golin ia dedikoi mikut të tij, Christian Eriksen që mbeti pa ndjenja në fushë në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën.

     

    Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e baraspeshuar, por përsëri ishin vetëm belgët që gjetën rrjetën.

    Ylli i Interit, Lukaku ishte përsëri shënues, pasi në minutën e 88-të tundi rrjetën për 3-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

    Pas kësaj fitore, Belgjika e sheh veten në pozitën e parë me tri pikë, po aq sa ka Finlanda e dyta, ndërsa Danimarka dhe Rusia ndajnë pozitat tre dhe katërt.

    Në ndeshjen e radhës, belgët luajnë ndaj Danimarkës, ndërsa Rusia me Finlandën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!