×
  • Lajme
  • Botë

    “Gjithçka u errësua”, rrëfimi i amerikanit që përfundoi në gojën e balenës dhe që mendoi se kafsha do ta gëlltiste

    Reporteri
    12 Qershor 2021 | 23:56

    Një zhytës i karavidheve në Cape Cod mendoi se ishte sulmuar nga një peshkaqen, por e kuptoi në fakt se ishte në gojën e një balene.


    Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Micheal Packard thotë se ai po kryente zhytje kur përfundoi në gojën e gjigantit detar për rreth 30-40 sekonda larg Provincetown, Massachusetts.

    “Zbrita deri në 13 metra në ujë, dhe krejt papritur thjesht ndjeva këtë përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua”, tha Packard.

    “Dhe unë mund ta ndieja që isha duke lëvizur dhe për një moment isha: ‘Oh Zoti im, mos jam kafshuar nga një peshkaqen?’”.

    “Pastaj e ndjeva përreth dhe e kuptova se nuk kishte dhëmbë, dhe që nuk kisha ndjerë ndonjë dhimbe të madhe”, rrëfen ai.

    “Dhe pastaj e kuptova, ‘Oh Zoti im, unë gjendem në gojën e një balene, dhe po përpiqet të më gëlltisë”, u shpreh ai teksa rrëfen me emocion momentin drithërues.

    Packard tregon se balena papritmas u ngjit në sipërfaqe dhe filloi të tundte kokën, më pas ai ishte hedhur në ajër dhe zbarkoi në ujë, për të shpëtuar më në fund.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!