Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka treguar se milionat e parë i ka fituar nga shitja e pemëve dhe perimeve.
Ai tha se ka shitur pemë dhe perime, përkatësisht shalqinj, domate dhe speca në tregun e Gornji Millanovac.
“Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe që i thanim në Strumicë dhe ia dhamë Horgos për prodhim të specit të kuq të thatë. Në Suboticë në vitin 2001 bisedonim për çmimin, cilësinë dhe standardet dhe u dakorduam. Përfitimi ishte 2.4 milionë marka dhe me ato para blemë tullanë”, tha Zaev.
Ai shtoi se kapitali është krijuar në tregun në Gornjë Millanovc dhe nga fabrikat serbe.
“Edhe djali dhe e bija ime e dinë se kapitali është krijuar në tregun në Gornji Millanovac dhe nga fabrikat serbe. Tani le të më thotë ndonjë politikan serb e Zaev ka rezerva ndaj Serbisë”, tka thënë ai për Kuririn.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.