×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gara për kryetarin e PD-së, voton Berisha: Vazhdoj t’i qëndroj deklaratës për rikthimin si lider

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 12:27

    Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD. Pas votimit, ish-kryeministri i Shqipërisë, ka dhënë një deklaratë për mediat.


    Ai ka thënë se pavarësisht nga rezultati, kandidatët janë zotuar se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin.

    “Është krejtësisht normale. Kandidatët janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe vendin”, theksoi Berisha.

    I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me një rikthim në krye të PD, Berisha tha:

    “Unë jam konsistent në deklaratat e mia”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!