×
  • Lajme
  • Lajme

    Dokument: Ky është vendimi i Kryesisë së LDK-së për shkarkimin e Agim Veliut

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 14:19

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ditë më parë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku shpalosi edhe tetë kandidaturat e saj për kryetar të komunave.


    Në këtë mbledhje gjithashtu u mor vendim që Agim Veliu të shkarkohet nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë.

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte thënë se kryetari i deritanishëm i degës në Podujevë, Agim Veliu nuk ka shprehur interesim për të rikandiduar.

    E këto deklarata i kishte kundërshtuar vetë Agim Veliu, i cili kishte deklaruar se është kundër këtij vendimi dhe se marrëveshja është bërë pa pëlqimin e tij.

    Telegrafi ka siguruar vendimin e Kryesisë së LDK-së, për shkarkimin e Veliut.

    Në pikën e pestë të këtij vendimi i cili përmban gabime të shumta drejtshkrimore, thuhet se “Si pjesë riorganizimit të brendshëm, të prezantuar në Platformën e Kryetarit të LDK-së 2021-2023, të miratuar në Këshill të Përgjithshëm merren këta hapa organizativ:

    a) të gjitha kompetencat e udhëheqjes së degës së LDK-së në Podujevë, i kalojnë kandidatit të LDK-së. Kandidati udhëheqë me Kryesinë e degës, zyrën e degës dhe bashkërendon aktivitetet me kryetarët e nëndegëve në Komunën e Podujevës;

    b) Pas procesit zgjedhor, Kryesia do të nxjerrë një vendim të ri në lidhje me organizimin e degës, në përputhje me Platformën e kryetarit të LDK-së dhe procedurat e parapara statutore”

    Lidhur me shkarkimin e Agim Veliut, anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri mohoi një gjë të tillë.

    Vendimi i kryesisë së LDK-së përplot me gabime drejtshkrimore

    Ndryshe LDK ka marrë vendim që Ekrem Hyseni të jetë kandidat i saj për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!