×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: UÇK-ja mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 15:52

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vizituar sot qytetin e Suharekës, për të shënuar Ditën e shenjtë të Çlirimit.


    Lajmi e ka bërë të ditur Hoxhaj nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Hoxhaj shtoi se UÇK-ja mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë.

    “Për lirinë, tashmë mbarë bota e di, se shqiptari flijon shtëpinë, tokën por e jep edhe jetën – nga Hasan Prishtina e te Adem Jashari. Besimi në liri e mëvetësi, i rrënjosur thellë në shpirtin tonë, i rezistoi me shekuj robërisë e tendencës për asimilim, përndjekjes e vrasjeve, shtypjes e burgjeve.”

    “Deri në ditën e bekuar kur u themelua UÇK-ja, e cila me luftën e saj të pastër e të drejtë mobilizoi jo vetëm shqiptarët, por edhe faktorin ndërkombëtar për të intervenuar në Kosovë. E gëzofshim për jetë e mot Kosovën”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!