×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e 50-vjeçarit te lumi Ibër në Mitrovicë, këto janë dyshimet e para

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 17:09

    Plagosja e 50-vjeçarit te lumi Ibër në Mitrovicë, Policia tregon se si ndodhi ngjarja

    Një 50-vjeçar është plagosur sot në mëngjes me armë zjarri në Mitrovicë.


    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Avni Zahiti.

    Sipas Policisë, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut

    “Sot rreth orës 10:20 është raportuar se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit. I plagosuri i moshës 50 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut”, ka thënë Zahiti.

    Njësite përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.

    Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!