×
  • Lajme
  • Lajme

    Dita e Çlirimit të Suharekës, Bali Muharremaj kujton dëshmorët e nderon invalidët e luftës së UÇK-së

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 17:54

    13 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të Suharekës, ku për nder të kësaj dite përkujtohen dëshmorët dhe martirët e kësaj komune.


    Si çdo vit, edhe këtë herë pati aktivitete të shumta në krye me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj.

    Muharremaj së bashku me shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së nderuan me mirënjohje invalidët e luftës së UÇK-së.

    Kryetari për nder të kësaj dite kujtoi dëshmorët e Suharekës, të cilët ranë për liri.

    Ndryshe, qyteti i Suharekës është stolisur me flamuj për këtë ditë të veçantë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!