Kasper Hjulmand e ka pranuar se Danimarka gaboi që e rifilloi ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Finlandës në ditën kur Christian Eriksen i humbi ndjenjat pas një arresti kardiak në fushë.
Erikseni ra në fushë pa ndjenja dhe nuk mori frymë në pjesën e parë të ndeshjes hapëse të Grupit B, të shtunën në Kopenhagë, raporton Gazeta Express.
Mesfushori i Interit u kthye në jetë pasi mori tretman emergjent në fushë dhe më pas u dërgua urgjentisht në spital, ku tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Ekipet kombëtare të Danimarkës dhe Finlandës u pajtuan që ta rinisin ndeshjen në orën 19:30 dhe jo të presin deri të nesërmen në mesditë.
Danimarka e humbi ndeshjen 1:0 pas golit të Joel Pohjanpalos në minutën e 59-të, duke ia dhënë fitoren Finlandës në ndeshjen debutues në Kampionat Evropian.
“Kur e mendoj tani, besoj se ishte gabim që iu kërkuam lojtarëve të zgjidhnin mes dy skenarëve. Ata nuk ishin të sigurt se a ka shpëtuar miku i tyre më i mirë. Ndiej se nuk është dashur të luanim”, tha Hjulmand të dielën.
“Ne është dashur të futeshim në autobus dhe të ktheheshim në shtëpi. Ishte vendim i vështirë. Lojtarëve iu desh të vendosnin. E di që është e vështirë, por ndiej se ishte gabim”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.