×
  • Sport
  • Sport

    Valon Syla ka disa pyetje për FFK-në: Pse s’po jep askush përgjegjësi për dështimin e Kosovës në Euro2020?

    Reporteri
    13 Qershor 2021 | 20:26

    Gazetari Valon Syla, ka kritikuar Federatën e Kosovës të Futbollit, pasi sipas tij askush nuk ka dhënë përgjegjësi për dështimin e Kosovës për të u kualifikuar në Europianin 2020.


    Ai përmes një postimi në Facebook, ka shprehur revoltën e tij ndaj FFK’së, i cili ka pyetur së përse Kosova nuk është në Euro2020.

    Gjithashtu Syla ka theksuar faktin se përkundër dështimit të Kosovës nuk ka dhënë askush përgjegjësi, ndërsa vazhdohet me trajnerin e njëjtë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

     Postimi i plotë:

    Tani derisa po luhet ndeshja Austri-Maqedoni e Veriut, pytja më normale do të duhej të ishte;

    Pse Kosova nuk është në Euro 2020?

    A do të duhej ndokush të kërkonte llogari apo të jepte përgjegjësi?

    Pse po vazhdohet me udhëhqjen dhe me trajnerin e njëjtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?
    Rast historik i humbur për Kosovën.

    Çka po ndodh në FFK. Shumica e gazetarëve që ishin në Turqi me pa lojët e Kosovës e dinë qe Agim Ademi dhe Eroll Salihut kanë pas serisht konflik mes vete dhe se Agimi po e kërcnon Eroll Salihun me shkarkim. I cili pritet të ndodhë javëve në vijim.

    Përsëri shumica po heshtin përvec dy a tri mediave. Por qe, budallaku dhe poshtërsia jonë, tash e kqyrim Maqedoninë tu lujtë në televizor. Për këtë i kemi punët llugë. Se jemi edhe të ligë.

    Kqyrne tash euro 2020 prej TV’së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!