×
  • Sport
  • Sport

    Skriniar: U frikësova shumë kur e pashë Eriksenin, jam i lumtur që ai është mirë tani

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 7:48

    Milan Skriniar ka thënë se ishte frikësuar shumë kur e kishte parë bashkëlojtarin e vet te Interi, Christian Eriksen, duke i humbur ndjenjat në fushë të dielën, por ndihet i lumtur që mesfushori danez është mirë tani.


    Skriniar me Sllovakinë e tij do të përballen me Poloninë në ndeshjen e tyre hapëse të hënën, transmeton Gazeta Express. Ai me bashkëlojtarët e tij e kishin përcjell drejtpërdrejt ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës të shtunën.

    Erikseni ra në fushë pa ndjenja dhe iu ndalë frymëmarrja në pjesën e parë të ndeshjes hapëse të Grupit B, të shtunën në Kopenhagë. Mesfushori i Interit u kthye në jetë pasi mori tretman emergjent në fushë dhe më pas u dërgua urgjentisht në spital, ku tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

    Skriniar thotë se u tmerruar kur e pa shokun e skuadrës së vet në Interi në atë gjendje në fushën e lojës.

    “E pamë këtu me djelmoshat dhe u frikësuam shumë. Ishte diçka e tmerrshme. Unë u frikësova tej mase. Mendoj se e tërë bota e futbollit u frikësua”, tha Skriniar.

    “Jam i lumtur që Christian është mirë. Të paktën lajmet e para thonë kështu. Jam i lumtur që në fund shkoi kështu dhe mendoj se ai do të kthehet në fushë së shpejti”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!