×
  • Lajme
  • Botë

    34-vjeçari nga Italia vret dy vëllezërit e mitur dhe gjyshin e tyre

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 8:49

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në Ardea, pranë Romës, ku dy vëllezër të mitur, të moshës 5 dhe 10 vjeç, si dhe një i moshuar 84-vjeçar, janë vrarë me armë zjarri.


    Sipas mediave italiane, autori i ngjarjes tragjike është Andrea Pignani, 35 vjeç, i cili pas krimit u izolua në shtëpi dhe pas disa orësh vrau veten.

    “Mjekët bënë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve. I pari që ndërroi jetë ishte 5-vjeçari, ndërsa më pas humbi jetën edhe vëllai i tij”, u shpreh Alessio D’Amato, një zyrtar i autoriteteve lokale shëndetësore. “Jam thellësisht i tronditur nga ajo që ndodhi dhe i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe komunitetit në Ardea, të cilët sot janë në zi”, shtoi ai.

    Kryetari i bashkisë së Ardea, Mario Savarese, tha se tragjedia ndodhi për arsye banale. “Të dy fëmijët, gjatë të shtënave, ishin duke luajtur para shtëpisë, ndërsa i moshuari, gjyshi i fëmijëve, ishte duke lëvizur me biçikletë. Autori është një person që ka shfaqur probleme mendore herë pas here, si dhe sjellje agresive”, tha Savarese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!