×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza – Qeverisë: Gjendja është e rëndë, pagat e punëtorëve privat të jenë 300 euro në muaj

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 11:06

    Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, ka kërkuar nga Qeveria Kurti 2 që të ketë prioritet vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit.


    Ai në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se mbetet shqetësuese që as në programin qeveritar nuk parashihet asnjë masë konkrete se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike e vendit pas COVID-19.

    “Vaksinimi i popullatës është prioritet jo vetëm për shëndetin e qytetarëve edhe për rimëkëmbje ekonomike. Se gjendja ekonomike është e rëndë, tregojnë edhe shumë indikatorë makro-ekonomik. Kemi shumë biznese që kanë falimentuar e shumë punëtorë që kanë humbur vendin e tyre të punës. Borxhi publik është rritur. Shqetësuese mbetet që as në programin qeveritar nuk parashihet asnjë masë konkrete se si do të bëhet rimëkëmbja ekonomike e vendit pas COVID-19”, tha Hamza.

    “Gjendja është e rëndë, sikur të ishin marrë të gjitha masat me kohë nuk do të ishim në këtë gjendje. Pagat e punonjësve në sektorin privat të jenë 300 euro në muaj gjatë pandemisë.  Të ketë mbështetje shtesë prej 40 milionë eurove për të gjitha bizneset që kanë qenë të mbyllura e nuk kanë funksionuar në rregull gjatë pandemisë.”

    “Të gjithë fituesit e skemave sociale të paguhen shtesë me nga 100 euro për muajin maj, qershor, korrik, gusht. Të parashihet falja e gjobave në kohë pandemie. Ata që i kanë paguar t’u rimbursohen. Kërkojmë plan konkret në 2-3 vitet e ardhshme të ndihmojnë qytetarët dhe bizneset”, u shpreh ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!