×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një person Pejë

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 11:22

    Një qytetar nga Peja ka raportuar në Polici se ka gjetur pa shenja jete një person, të gjinisë mashkullore.


    Rasti ka ndodhur në Pejë, dje rreth orës 06:30, siç bën të ditur Policia.

    Tutje, Policia në raportin e saj 24-orësh njofton se Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

    “Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!